PS dorëzon në KQZ listën e ndryshuar me kandidatët e qarkut të Elbasanit
Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për ndryshimet në listën e qarkut Elbasan.
Marsida Hyseni e renditura e 12, zhvendoset në vendin e 13, duke u vendosur në vendin e 12 kandidati Shkëlqim Bullari, që më herët ishte poziconuar i 13-ti në listë.
Korrigjimi vjen për shkak se kishte shumë gra në listë deri tek vendi i 12.
Me kalimin e Shkëlqim Bullarit në vendin e 12, ruhet barazia gjinore, 1 në 3 gra në listë.
Sakaq, më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu për korrigjim dokumentacionet e listave shumë-emërore të katër prej partive që janë regjistruar në këto zgjedhje.
Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave të partive: Lëvizja e Re, Aleanca Demokracia e Re, Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut