PS-ja nuk do të kërkojë ndryshim të hartës territoriale, thotë ish-ministrja Denaj

8 Shtator 2022 | 15:12

Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se Partia Socialiste nuk do të kërkojë ndryshim të hartës territoriale.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Denaj u shpreh se rritja u numrit të bashkive, nuk do të sjellë përmirësim të prolematikave.

“Ne nuk e shikojmë ndryshimin e hartës si zgjidhje të problematikave që ekzistojnë. Duke nënkuptuar me këto problematika, që çdo reformë ka problematikat e veta, por që reforma ka bërë një hap cilësor shumë të rëndësishëm për të sjellë brenda shërbimit dhe mentalitetit të financës në një njësi administrative vendore, vetëm përmirësim.

7 vjet nuk janë mjaftueshëm për të baltosur të gjithë punën e kësaj reforme. Ne nuk e shohim të nevojshme që rritja e numrit të bashkive do të përmirësojë disa nga problematikat që kemi dëgjuar nga dëgjesat e deritanishme”, theksoi ajo.

Komisioni i Reformës Territoriale pritet ta përmbyllë punën e tij në 30 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026