PS kërkesë KQZ-së: Vijoni votimin edhe pa pajisjen e identifikimit elektronik

14 Maj 2023 | 09:43

Pajisja e identifikimit elektronik PEi ka pasur probleme nga momenti i hapjes së procesit të votimit në orën 7:00 e në vijim në shumë qendra.

Për këtë arsye sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Eridian Salianji i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të miratojë vijimin e votimit edhe pa pajisjen.

“Që prej asaj ore, ashtu si dhe ju jeni në dijeni, në të gjitha qarqet ku po zhvillohen  votimet janë hasur problematika të shumta në funksionimin e pajisjes së identifikimit elektronik, e cila ka çuar në bllokimin e procesit të votimit në këto qendra votimi. Për sa më sipër, bazuar në Kodin Zgjedhor, kërkojmë nga ana juaj marrjen e masave të menjëhershme për vijimin e votimit në këto qendra votimi ku pajisja PEi nuk funksionon, duke urdhëruar fillimin e menjëhershëm të votimit,” – thuhej në kërkesë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026