PS kërkon shumicën dhe drejtimin e komisionit për reformën territoriale pas bojkotit të PD

29 Janar 2026 | 11:37

Partia Socialiste, përmes një shkrese drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi kërkon të marrë shumicën dhe drejtimin e komisionit për reformën territoriale.

Kërkesa e PD vjen pas bojkotit të Partisë Demokratike në këtë komision.

Përmes kërkesës së firmosur nga anëtarët e PS në këtë komision socialistët rendisin argumentet se pse është i nevojshëm ndryshimi i menjëhershëm i komisionit, në kushtet e bojkotit nga opozita.

Në kërkesën e tyre, socialistët theksojnë se opozita nuk ka qenë e rregullt në pjesëmarrje në 4 mbledhje radhazi.

“Që prej krijimit të Komisionit janë parashikuar dhe njoftuar zyrtarisht mbledhje në datat
11.11.2025, 27.11.2025, 17.12.2025 dhe 22.01.2026.
Në mbledhjen e parë të datës 11.11.2025 nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë
Demokratike, por vetëm ata të Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe të Grupit
Parlamentar i Partisë së Lirisë. Në këtë mbledhje Komisioni u konstituua formalisht dhe
përfaqësuesit e Partisë Socialiste i bënë thirrje për pjesëmarrje dhe angazhim të Partisë
Demokratike.
Në mbledhjen e dytë të datës 27.11.2025 kanë qenë prezent të gjithë anëtarët e Komisionit. Në
këtë mbledhje u miratuar plani i punës dhe struktura e ekspertëve. Vendimi për emërimin e
Sekretarit të Komisionit u shty për mbledhjen e rradhës.
Mbledhja e parashikuar në datën 17.12.2025 nuk u zhvillua për mungesë të kuorumit, pasi asnjë
përfaqësues i opozitës nuk u paraqit, pavarësisht njoftimit të rregullt. Gjithashtu edhe në mbledhjen
e rradhës të datës 22.01.2026 nuk ka qenë prezent asnjë përfaqësues i opozitës, pavarësisht
njoftimit të rregullt.
Për rrjedhojë, që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore)
nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të
opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9
muaj. Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke patur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës
administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në
mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative.
Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrativeterritoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria
2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së
Komisionit”, thuhet në kërkesën e PS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026