PS kundër komisionit për Becchettin, pranon hetim për zgjedhjet dhe inceneratorët
Mazhoranca nuk do të votojë për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti të kërkuar nga Partia Demokratike.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se për këtë çështje janë konsultuar edhe me Avokatin e Shtetit, i cili përfaqëson Shqipërinë në këtë proces dhe është sugjeruar që të shtyhet.
“Unë mendoj që kjo kërkesë bie në kundërshtim me interesat e Shqipërisë në raport me disa procese ligjore, gjyqësore që po zhvillon Shqipëria”, deklaroi Balla.
Ndërsa për dy komisionet e tjera, atë për inceneratorët dhe zgjedhjet e 25 prillit, mazhoranca votojë pro, por do të kërkohet që të riformulohet objekti i hetimit.
“Mjafton të ketë disponibilitet nga grupi parlamentar të Partisë Demokratike dhe besoj që jemi shumë pranë gjetjes së një formulimi i cili në radhë të parë duhet të respektojë parimet e prezunimit të pafajësisë. Pra, në rast se PD që pretendon se në zgjedhjet e 25 prillit ka patur masakër zgjedhore këtë nuk mund ta pranoj dhe unë”, u shpreh kreu i grupit të PS.
Balla paralajmëroi gjithashtu se në seancën e 14 tetorit, mazhoranca do t’i rrëzojë dekrete e presidentit për buxhetin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta