PS mbledh sot kongresin, kryeministri Rama urim për 30 vjetorin e partisë
Pasditen e sotme, socialistët do të zhvillojnë kongresin e jashtëzakonshëm, që shënon edhe 30 vjetorin e themelimit të kësaj force politike.
Përpara mbajtjes së këtij eventi, sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla zbardhi disa nga detajet, ku pjesa e parë do t’i dedikohet rrugëtimit të PS në këto 30 vite.
“Risjellin të gjitha kontributet e vyera të të gjithë atyre progresistëve që kanë kontribuar në partinë socialiste. Do të ketë përshëndetje, do të ketë mesazhe”, u shpreh z. Balla.
Kongresi do të nisë punimet në orën 17:30 dhe do të mbahet në stadiumin “Air Albania” ndërsa pjesa më e rëndësishme do të jetë ajo e prezantuar nga kryeministri Rama për objektivat në mandatin e tretë.
“Është prezantimi i vizionit tonë Shqipëria 2030 dhe brenda këtij vizioni do të jetë edhe pjesa që lidhet me një prezantim do ta quaja shumë të përmbledhur të objektivave, apo të programit tonë për mandatin e ri qeverisës që do të jetë dhe boshti i programit qeverisës që qeveria Rama 3 do të prezantojë në kuvendin e Shqipërisë në shtator”, tha më tej z. Balla.
Pjesë e kongresit do të jetë edhe analiza e strukturave të partisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Analizës dhe të riorganizimit të plotë të strukturës së partisë socialiste në të gjithë territorin, në të gjitha nivelet, nga niveli bazë deri në atë qendrore”, shtoi ai.
Sakaq, pak orë para se të nisë Kongresi, kryesocialisti Edi Rama e nisi ditën me një urim në rrjetet sociale për 30-vjetorin e Partisë Socialiste.
“Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë. Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale”, shkruan ndër të tjera kreu i qeverisë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta