PS me 10 deputetë në Elbasan, 5 nga lista e hapur/ PD zbret në 4
Në Elbasan, Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 457 nga 508 kuti votimi, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mila.
Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.
Renditja deri në këtë çast është si më poshtë:
-
Sara Mila – 16,257 vota
-
Olsi Komici – 8,935 vota
-
Saimir Hasalla – 8,821 vota
-
Aulona Bylykbashi – 6,787 vota
-
Agron Gaxho – 5,148 vota
Ndërsa demokratët do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.
Lista e PD-së:
-
Tomor Alizoti
-
Edmond Haxhinasto
-
Klodiana Çapja
-
Blendi Himçi
Duke lënë jashtë listës së mbyllur Aurel Bylykbashin.
Sa i përket votave preferenciale për Partinë Demokratike në Elbasan, renditen:
-
Qani Xhafa – 4,937 vota
-
Ilirjan Alliu – 4,690 vota
-
Dritan Cani – 3,379 vota
Në vitin 2021 qarku Elbasan ka pasur këtë ndarje mandatesh:
PD – 6
PS – 8
Ndërkohë, në këto zgjedhje, nga Elbasani Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë