Pas 1600 aplikimeve, PS nis fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

11 Janar 2021 | 08:58

Partia Socialiste nisi sot fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Prej disa muajsh PS ka ftuar të rinjtë, të cilët duan të angazhohen në politikë të prezantojnë në një platformë online veten. Përmes një videokomunikimi nga selia e PS-së, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla dhe kryetari Edi Rama komentuan procesin duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar dhe risi të politikbërjes.

“Më vjen mirë që kjo nismë e re, ka gjetur mbështetje për faktin se rreth 1,600 vajza dhe djem, gra e burra, përgjithësisht të një gjenerate të re, kanë hedhur hapin duke shprehur interesin e tyre në mënyrë të guximshme dhe më vjen mirë që në gjithë këtë masë nuk ka qenë e lehtë për të filtruar ata që sot janë në fazën e dytë,” – tha Rama.

Tashmë pas kalimit në fazën e dytë, pritet që grupi i ri i kandidatëve do të selektohet në 58 emra të cilët e kanë bindur kryesinë për të qenë më përfaqësues. Rama tha se kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër nuk janë të prerë për t’u përfshirë në politikë.

Përmes bashkëpunimit me fondacionin Friedrich Ebert PS do të nisë një proces trajnimesh me grupin e të përzgjedhurve dhe në fund të këtij procesi të rinjtë që janë përfshirë mund të bëhen pjesë e kandidatëve socialistë.

Rama e cilësoi proces ripërtëritje dhe hapjeje projektin e ndërmarrë së fundmi dhe theksoi se për mandatin e tretë do ta ketë prioritet kryesor përfshirjen e të rinjve në drejtimin e institucioneve dhe organeve kryesore të vendit. Thënë këtë ai i inkurajoi të rinjtë të vijojnë angazhimin e tyre për t’u marrë me politikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026