PS nis punën për shkarkimin e Metës, mesazhi që mbërriti në telefonat e deputetëve

30 Prill 2021 | 14:01

Partia Socialiste ka nisur punën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në telefonin e deputeteve aktual ka mbërritur një mesazh ku thuhet se deputetët duhet të jenë prezent në zyrën e Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.

Po kështu, në mesazh paraqiten edhe argumentet sipas PS-së për këtë procedurë, ku theksohet se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetuën para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta është shprehur se do të jetë në krye të Presidencës deri në 24 korrik të vitit 2022 dhe më pas do të anëtarësohet në Lëvizjen Socialiste për Instegrim.

Sakaq, pak minuta më parë në një dalje për mediat Meta deklaroi se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, pasi do të pasohet me fazën e ankesave dhe rinumërimit.

Lexoni gjithashtu:

“Të bëhet ekspertiza për fletët e pavlefshme të votimit”, presidenti Meta komenton procesin zgjedhor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026