PS nismë urgjente për të shpallur Tehranin vend teorrist në Kuvend, PD: Nuk është në rend dite

17 Mars 2026 | 07:50

Në orën 10:00 të ditës së sotme, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në një seancë plenare ku në fokus është miratimi i një projektrezolute që synon ta cilësojë Iranin si “shtet financues të terrorizmit”.

Dokumenti, i paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, parashikon që pas miratimit në Kuvend, qeveria shqiptare të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për shpalljen si organizata terroriste të Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare Islamike (Pasdaranët).

Në përmbajtjen e draftit dënohen gjithashtu sulmet kibernetike të atribuuara Iranit ndaj institucioneve shqiptare, përfshirë edhe sulmin më të fundit ndaj Kuvendit. Po ashtu, u bëhet thirrje vendeve demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të koordinojnë veprime kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.

Ndërsa shumica socialiste e konsideron këtë nismë si urgjente, opozita ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar mbledhjen si një proces jashtë standardeve parlamentare.

Sipas tij, bëhet fjalë për një seancë të thirrur pa një rend dite të miratuar zyrtarisht dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në rregullore, duke e konsideruar atë si një nismë që lidhet me interesa politike të drejtuesve të mazhorancës.

Në vend të pjesëmarrjes në Kuvend, opozita ka zgjedhur të dalë në terren, duke u fokusuar në takime me qytetarët dhe në përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 22 mars.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi ndaj këtij qëndrimi, duke e kundërshtuar argumentin e opozitës. Ai theksoi se një qëndrim i qartë i Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara përballë veprimeve të Iranit nuk mund të konsiderohet si çështje personale, ndërsa shtoi se arsyet e urgjencës së rezolutës do të sqarohen në Konferencën e Kryetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës i publikuar paraprakisht përfshin vetëm miratimin e procesverbaleve të seancave të mëparshme dhe njoftime të ndryshme. Megjithatë, pritet që përmes mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të përfshihet edhe projektrezoluta në agjendën e seancës plenare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026