“PS, PD, mbi të gjitha LSI e duan pushtetin për të punësuar militantët”, Sejamini analizon problemet e partive klienteliste
Autori i emisionit “Me pak fjalë”, Neritan Sejamini tha në “Ilva Now” se problemi i partive klienteliste është një problem shumë serioz që ende nuk ka marrë zgjidhje dhe aktualisht deformon vullnetin e njerëzve dhe standardin e demokracisë.
Sipas tij, rasti i parë i një partie klienteliste është partia e Mark Frrokut e cila në vitin 2013, duke marrë 7800 vota të përqëndruara në Pukë, në mënyra nga më të ndryshmet, që siç tregoi Sejamini mund të lidheshin me kontaktet apo ndihmën e ofruar, arriti të futej në Parlament.
“E njëjta dukuri është dhe me partinë e z. Doshi. Ne nuk i kemi rezultatet konkrete por me shumë gjasa votat e tij janë të përqendruara në pak zona dhe natyrisht janë të përqëndruara në Tiranë dh Shkodër,” – u shpreh Sejamini.
Autori i “Me pak fjalë” vendosi të mos komentojë se si merret vota klienteliste por sqaroi se problemi më i madh që duhet të marrë zgjidhje sa i takon këtyre partive është pikërisht marrëdhënia klienteliste mes partisë dhe militantëve të saj.
Një nga dukuritë më gërryese sipas Neritan Sejaminit është klientelizmi i partive politike që kur vijnë në pushtet gjithë administratat i mbushin me militantët e tyre.
“Edhe Partia Demokratike, edhe Partia Socialiste, mbi të gjitha LSI-ja, e duan pushtetin në rradhë të parë për të punësuar militantët e vet. Ky është një klientelizëm për të cilin ne nuk flasim kurrë dhe na bën përshtypje vetëm klientelizmi i z. Doshi apo i Mark Frrokut,” – tha Sejamini.
LEXONI GJITHASHTU:
- PD ka pritshmëri që rezultati i zgjedhjeve të ndryshojë, Alfred Rushaj: Do ketë surpriza
- Godole: Rezultati mesazh se asnjë forcë e re s’konkurron dot me partitë klienteliste. Kimia e shqiptarëve me Ramën reminishencë e së shkuarës
- Redi Shehu: PD është shkaku kryesor i kësaj gjendjeje, përgjegjës dhe analistët
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro