PS përmbyll fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve të rinj për zgjedhjet parlamentare

15 Janar 2021 | 10:04

Partia Socialiste përmbylli të premten fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve të rinj për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se nga 1,600 aplikues në platformën “Deputeti që duam”, tashmë janë përzgjedhur 58 të rinj, të cilët në fazën e tretë të përzgjedhjes do t’i bashkohen grupeve zgjedhore të socialistëve në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e ardhshme.

“Me pjesën tjetër që nuk u përzgjodh ne do të vazhdojmë t’i ruajmë bashkëpunimet,” – tha Balla duke mos përmendur emra konkretë të të rinjve, apo numrin e përgjithshëm të të rinjve që do të kandidohen më 25 prill nga kryesia e PS-së.

Fushata e nisur nga socialistët, e quajtur si “Deputeti që duam” dhe e mbështetur nga disa fondacione të huaja sikurse Friedrich Ebert, parashikonte identifikimin e sa më shumë të rinjve në komunitete të ndryshme për angazhim në politikë dhe një tërësi trajnimesh në akademinë politike të ngritur nga socialistët.

Gjatë komunikimit online i pranishëm ishte edhe ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili u angazhua nga socialistët në akademinë politike.

Fleckenstein përgëzoi nismën e ndërmarrë dhe interesin e të rinjve për t’u angazhuar politikisht, për këtë ai uroi dhe suksese.

I konsideruar si proces ripërtëritje nga kryetari i PS-së Edi Rama, fushata “Deputeti që duam” synon të sjellë figura të reja në radhët e socialistëve.

Ndryshe nga PS, partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, zgjodhi t’ia delegojë përzgjedhjen e kandidatëve një Komisioni Vlerësimi pranë kryesisë e më pas votimit nga anëtarësia.

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit parashikojnë kandidimin me lista pjesërisht të hapura ku një pjesë e kandidatëve do të mandatohen si deputetë nga votat direkte që mund të marrin si individë dhe jo prej votave të përgjithshme të partive.

Lexoni gjithashtu:

Pas 1600 aplikimeve, PS nis fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026