PS pritet të ndryshojë statutin dhe mënyrën e organizimit
Partia Socialiste do të ndryshojë statutin dhe mënyrën e organizimit të saj. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot me sekretarët e rinj të partisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri tha se ndryshimet kanë qëllim përgatitjen e strukturave për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Gjiknuri komentoi dhe ndryshimet në strukturat e PS dhe largimin e Taulant Ballës nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm.
“Nuk e di pakënaqësinë, nuk e kam dëgjuar të strukturuar. Natyrshëm që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, mund të ketë ndonjë mosrealizim të ndonjë pritshmërie. Z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i Grupit Parlamentar të PS-së. Ndarja e 2 funksioneve është bërë në funksion të riorganizimit të partisë dhe me asnjë qëllim tjetër të zvogëlojë apo rrisë dikë”, tha ndër të tjera Gjiknuri.
Të premten do të mblidhet parlamenti i parë për këtë legjislaturë, ku pritet të jetë e pranishme edhe opozita.
Javën e kaluar, Rama publikoi edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar, të përbërë nga 12 gra dhe 3 burra.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta