PS pritet të votojë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”
Në seancën plenare të së enjtes PS do të votojë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”, mëson Euronews Albania.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se kërkesa për komision hetimor për çështjen “Becchetti” është në kundërshtim me Kushtetutën. Ai u shpreh se hetimi i kësaj çështjeje, në këtë fazë dëmton interesat e Shqipërisë.
Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste bëjnë me dije se për ngritjen e komisionit hetimor për “Inceneratorët” dhe “Zgjedhjet e 25 prillit” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.
Një javë më parë, Konferenca e Kryetarëve vendosi që të shtyhet ngritja e 3 komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga PD.
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se është me rëndësi gjetja e konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit dhe sipas tij më pas mund të arrihet një vendimmarrje.
Opozita kërkon ngritjen e 3 komisioneve hetimore, pasi në to sipas demokratëve ka akte korruptive dhe veprime anti-kushtetuese.
Emrat e propozuar nga Partia Demokratike si anëtarë të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prilli janë: Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Sorina Koti, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta