PS rrëzon Metën, bie dekreti për ”Gjendjen Civile”, Presidencës i hiqet fjala në Komision
Shumica socialiste rrëzoi në Komisionin e Ligjeve dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kthyer për rishqyrtim ligjin për disa ndryshime në Gjendjen Civile.
Në dekretin e tij kreu i shtetit kishte ngritur disa akuza se shumica socialiste, nëpërmjet kësaj nisme, synon të forcojë pozitat e saj në disa zona elektorale, në të cilat presidenti thekson se ka humbur mbështetjen.
Ligji i miratuar në Kuvend në datën 22 tetor parashikonte heqjen e gjobës prej 10 mijë lekësh për qytetarët që kanë ndryshuar vendbanimin dhe nuk e kanë deklaruar atë. Kjo masë lehtësuese dhe ky ndryshim ligjo për kreun e shtetit u cilësua si ndërhyrjen në procesin e hartimit të listave zgjedhore pasi ndryshimi është bërë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve.
Të gjitha këto pretendime të kreut të shtetit u hodhën poshtë nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili i krahasoi me teori konspirative të coronavirust.
“Sa herë ka kthime të ligjeve për rishqyrtim në Kuvend vishet mbrapa me një teori konspirative. Njëlloj si puna e COVID-19… është pandemi globale që merr në qafë botën dhe akoma ka njerëz që thonë se nuk ekziston. Nuk kemi pse të zgjatemi në diskutime të kësaj natyre,” – u shpreh Manja.
Përfaqësuesi i Presidencës në Komision, Bledar Dervishi kërkoi fjalën për të dhënë disa sqarime shtesë, por kryetari i Komisioni nuk pranoi çka u cilësua nga ana e këshilltarit ligjor si mohim i të drejtës së fjalës.
Qëndrimin që nuk e bëri dot në komision, institucioni i Presidencës e deklaroi nëpërmjet një qëndrimi në rrjetet sociale. Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi u shpreh se votimi i Komisionit ishte një manovër e fëlliqur politike dhe se askush nuk do të mundet dot të prekë votën e lirë në 25 prill.
Lexoni gjithashtu:
Pas ‘Gjendjes Civile’, presidenti Meta rikthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë
Meta kthen ”gjendjen civile”: PS kërkon të zhvendosë fiktivisht votuesit para zgjedhjeve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta