Beteja zgjedhore, Elisa Spiropali bën llogaritë e PS: Kemi mundësi të fitojmë aq vota sa në 2017

17 Shtator 2020 | 18:23

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Partia Socialiste synon të marrë mandatin e tretë, kjo për shkak të punës dhe reformave që janë bërë në Shqipëri. Ajo tha në “Ilva Now” se selia rozë i ka të gjitha shanset për të marrë aq vota sa në vitin 2017.

“Ka gjithmonë punë për të bërë, punë janë bërë shumë, por ne besojmë se mandati i tretë do jetë një vazhdim i natyrshëm i punëve që kemi bërë deri tani. Besoj se kemi mbjellë shumë, dhe rezultatet po duken në këtë mandat, kemi vizionin, dijen dhe liderin për të fituar këtë betejë për Shqipërinë që duam. 800 mijë vota janë numra që hidhen në media dhe diskutohen në tryeza , por jo domosdoshmërisht dalin nga forumet tona. Ne diskutojmë në forume jo kaq konkretisht për çështjet tani për tani, por diskutojmë për parimet dhe ndarjet e punëve dhe ne besojmë se, sigurisht është vullneti i sovranit nëse do i marrim apo jo, por i kemi të gjithë mundësinë për të fituar sa në 2017, mos më shumë”, tha ajo.

Ajo tregoi gjithashtu vështirësitë me të cilat përballet një grua në politikën shqiptare. Sipas Spiropalit, Partia Socialiste ka rritur përfaqësimin gjinor në struktura, ndërsa tha se ka ende në Shqipëri sulme ndaj grave që përfshihen në politikë.

“Çdo organizatë socialiste drejtohet nga një burrë dhe një grua, ka zona të vështira patjetër. Gratë e kanë më të vështirë. Kjo është një betejë, por asnjë betejë nuk është fituar duke ndenjur. Ata që nuk kanë argument, mundohen të të sulmojnë si grua. Ky është një fakt i njohur”, tha ajo.

Por si i ka përballuar ajo fyerjet që prodhon politika në Shqipëri, për këtë, ministrja Spiropali dha këtë përgjigje:

“Më bënte përshtypje në fillim. Në politikën tonë kjo është krejt e zakonshme. Për gratë kjo është më e fortë. Unë jam me parimin e Lasgushit dhe e citoj vazhdimisht: Shpirt katran, që më sulmojnë janë qentë që s’më kafshojnë. Unë mundohem të jap shembullin tim për gratë dhe vajzat që duan të jenë e pjesë e politikës dhe duan të mposhtin mentalitetin”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021