Pse Blinken zgjedh të takojë kreun e SPAK? Flet Elisa Spiropali
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në një intervistë për Euronews Albania se vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken është moment i rëndësishëm dhe fakt se Shqipëria është një partner i besueshëm për SHBA.
Sipas saj, një takim i mundshëm i Blinken me kreun e SPAK nuk asgjë të pazakontë pasi SHBA ka qenë mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi.
“Është një moment i rëndësishëm për sigurinë në Evropë, botë dhe rajon. Kërkon një momentum të ri komunikimi dhe bashkëveprimi mes partnerësh strategjikë siç është Shqipëria dhe SHBA dhe është kuptimplotë fakti që në rajonin tonë, në këtë situatë delikate për sigurinë sekretari Blinken zgjedh Shqipërinë si partnerin më të besuar. Nuk di për axhendën e Blinken, di që do ketë vizita me kryeministrin Rama, por nuk e shoh as të çuditshme (takimin me kreun e SPAK) se reforma në drejtësi është e mbështetur nga SHBA pa të cilët nuk do të mund ta çonim deri në fund”, tha Spiropali.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve