Pse dështoi plani për votën e emigrantëve? Të rinjtë kërkojnë arsyet nga PD dhe PS
Të rinjtë kanë drejtuar pyetje në rrjetet sociale të Euronews Albania, për kandidatët e PS dhe PD duke u kërkuar atyre shpjegime se pse vota e emigrantëve nuk u arrit të përfshihej në këto zgjedhje.
Kandidati i selisë rozë, Arben Pëllumbi tha se ky proces nuk u arrit për shkak se opozita nuk ishte bashkëpunuese.
Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme kjo gjë do të realizohet pasi tashmë është gati kuadri ligjor.
“PS e ka pasur një nga premtimet e saj realizimin e votës së emigrantëve dhe kë luftuar shumë, luftoi shumë edhe për marrëveshjen që bëmë jashtë parlamentit me PD me 5 qershor dhe është arritur të futet në Kod. Sot është i gjithë kuadri ligjor për të garantuar votën e emigrantëve. Nuk pati kohë dhe bashkëpunim nga krahu tjetër, sepse duhet të dilnin akte nënligjore. Nuk bëhett vetëm, por duhet të jenë të dyja palët dakord. Besoj se në zgjedhjet e radhës votimi i emigrantëve do jetë realitet”, tha Pëllumbi.
Ndërkaq, për Partinë Demokratike fajtori për mospërmushjen e kësaj të drejte për emigrantët duhet kërkuar tek qeveria shqiptare dhe jo tek opozita.
“Mungoi vullneti i mazhorancës. Në vitin 2013, PS u zotua për votën e emigrantëve. Në 2017 u bë dhe një ministri. Kush është përgjegjësia? Është e qeverisë. Qeveria nuk bëri kushtet bazë për të bërë regjistrin. Nuk dolën aktet nënligjore, aktet nuk nxirren nga parlamenti, por nga Këshilli i Ministrave. Fakti që nuk është realizuar hidhni sytë nga qeveria, e cila e ka pasur në dorë për të pasur regjistrin e emigrantëve”, tha ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta