Pse duhet votuar PSD-ja e Tom Doshit sipas kandidates Teuta Dupi
Kandidatja për deputete, Teuta Dupi, për qarkun e Tiranës tha se shqiptarët duhet të votojnë Partinë Social-Demokrate, pasi ka një program gjithëpërfshirës nga fusha e arsimit tek mjedisi.
Ajo theksoi se partia e drejtuar nga Tom Doshi ka në gjirin e saj njerëz me kontribut dhe vlera në sektorët kyç të vendit.
“Shqiptarët duhet ta votojmë PSD, e para se ka figura të reja, pozitive, njerëz që punojmë me përkushtim fort në biznese, janë njerëz që kanë mbështetje. Programi i PSD është gjithëpërfshirës, ka përfshirë arsimin, politikat e jashtme, mjedisin etj. Mendoj se secili nga ne gjen veten për çdo problematikë që sot ekziston”, tha ajo.
Gjatë intervistës përballë gazetares Eksiola Shehu në Euronews Albania, znj. Dupi theksoi se PSD-ja po kalon një situatë të mirë politike.
“Ne bëjmë fushatë tonë dhe secili nga ne ka pritshmëritë e veta. Mendoj se qëllimi final nuk është numri mandateve, por ajo që ne përcjellim tek njerëzit. Ajo që na karakterizon është se ne po punojmë çdo ditë, jo vetëm për mandatet, por të identifikojmë edhe në politikë, përtej identifikimit në biznes, si njerëz që po shtrojmë një rrugë që partia të ketë një vend dinjitoz me numra jo vetëm sot, por edhe në një të ardhme. Situata jonë politike është shumë e mirë, pritshmëritë tona janë shumë të mira, por kjo mundet për t’u parë pas 25 prillit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta