“Pse e ke lënë makinën aty”- Dinamika e vrasjes në Shkodër, sherri nisi për parkimin
Konflikti për një parkim makine dyshohet të ketë qenë arsyeja e konfliktit që agravoi dhe i mori jetën 33- vjeçarit Valter Fierza.
Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjajrje Klodian Mhilli, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Por si nisi konflikti?
Vëllai i viktimës Kolë Fierza dyshohet të jetë konfliktuar me autorin e ngjarjes në lokalin e lagjes në fshatin Hot i Ri, për një automjet të parkuar në një arë.
Konflikti ka agravuar dhe pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes autori i dyshuar pasi ka parë vëllanë e Kolës të afrohet, ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend pranë automjetit të tijë.
Pas kësaj autori ka përfituar nga errësira dhe është larguar në drejtim të paditur.
Forca të shumta të policisë kanë kryer kontrolle në të gjithë zonën dhe kanë vendosur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
Autori dhe viktima janë komshinj prej vitesh.
Viktima nuk raportohet si njeri problematik në zonë dhe gëzonte reputacion të mirë. Ndërsa dyshohet se edhe më herët ka pasur konflikte mes autorit dhe vëllait të viktimës për parkimin e automjetit.
Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë