Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

3 Gusht 2022 | 14:26

Së fundmi, SHBA duket se është gati të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur Tajvanin – por çfarë është kaq e rëndësishme për këtë ishull të vogël në Azinë e largët?

Që pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës u kthyen për nga Azia dhe frika e një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës vazhdon ende.

Sa probabilitet ka një sulm i tillë dhe cilat do të ishin pasojat?

Ministri i jashtëm tajvanez e ka quajtur sulmin e Rusisë në Ukrainë një shkelje të Konventës së OKB-së, duke shprehur shqetësimin se ishulli i vogël aziatik mund të ketë të njëjtin fat.

Pamje e helikopterëve tajvanez duke lëshuar flamurin për ditën kombëtare të Tajvanit

Në të njëjtën kohë, Kina ka refuzuar kategorikisht ta quajë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën një ‘sulm pushtues’ apo ‘akt luftarak’ duke njohur deri sot, të drejtat e Rusisë për të ‘mbrojtur sovranitetin e saj’.

Ku ngjasojnë Tajvani dhe Ukraina?

Pavarësisht faktit se ky krahasim nuk është ideal, Tajvani – njësoj si Ukraina – ka jetuar gjatë nën hijen e një superfuqie si Kina e cila ka refuzuar gjithnjë ta njohë ishullin si një shtet të pavarur.

Në të njëjtën kohë, Pekinin ka nisur rregullisht avionë luftarakë drejt qiejve tajvanez nën petkun e “stërvitjeve ushtarake’.

Të dy liderët edhe ai kinez, Xi Jinping edhe ai rus, Vladimir Putin, i kanë mëshuar prej kohësh të njëjtës propagande, që vë në punë nostalgjinë e një të shkuare të lavdishme imperialiste me anë të së cilës ata po justifikojnë edhe pretendimet e tyre territoriale të viteve të fundit.

Avionët kinez patrullojnë qiejt e Tajvanit

Presidenti kinez i ka ushtruar gjithnjë presion Tajvanit që të mos kërkojë pavarësinë nga Kina, në të njëjtën mënyrë që Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Ukrainën që të mos bëhet pjesë e aleancave me perëndimin siç është anëtarësimi në NATO.

Ku ndahen Tajvani dhe Ukraina?

Sidoqoftë, mes Ukrainës dhe Tajvanit ka një diferencë të rëndësishme.

Së pari, edhe pse shumica e shteteve nuk e njohin Tajvanin si shtet të pavarur, ishulli është një partner tregtarë kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe një pikë strategjike në zinxhirin e furnizimit global.

Ky ishull dominon fuqishëm industrinë e makinerive elektrike si vendi kryesor në botë për prodhimin e 50% të mikroçipeve që përdoren në teknologjitë më të avancuara civile dhe ushtarake, duke nisur nga makinat, telefonat celularë, kompjutera, pajisjet ushtarake, mjekësore, inxhinierike etj.

Praktikisht, ato janë pulsi i teknologjisë globale.

Foto ilustruese e nje inxhinieri duke mbajtur nje mikrocip

Gjithashtu, pozicioni strategjik i Tajvanit, e ka kthyer atë në një zonë të rëndësishme për bazat ushtarake amerikane në Oqeanin Paqësor.

Dhe mbi të gjitha, në një kohë kur administrata Biden është shprehur e bindur se edhe në rast konflikti, SHBA dhe NATO nuk do të dërgojnë kurrë trupa për të mbrojtur ukrainasit, në rastin e Tajvanit çështja ndryshon katërcipërisht.

Politika e njohur si ‘ambiguiteti strategjik’ ka shërbyer prej kohësh si shtyllë parandaluese e SHBA-së ndaj Kinës.

Shqetësimi i shumë analistëve në Tajvan ama, është se një Perëndim i shpenguar dhe një kundërpërgjigje e dobët ndaj pushtimi rus në Ukrainë, mund të mobilizojë Partinë Komuniste Kineze që të shtojë trysninë mbi ishullin tajvanez duke përdorur manovra që qeveria e Tajvanit i ka quajtur ‘taktikat e zonës gri’ – që kanë të bëjnë me faktin se Kina nuk ka reshtur kurrë së pretenduari se ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit është territor kinez.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026