Pse Irani shënjestroi Shqipërinë me sulmet kibernetike? Përgjigjet Rama

23 Shtator 2022 | 20:46

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart.

Ndër të tjera, ai komentoi dhe sulmet kibernetike të vazhdueshme të Iranit ndaj Shqipërisë.

Sipas Ramës kjo ka ndodhur sepse vendi ynë ka strehuar mijëra refugjatë që nuk pajtohen me regjimin atje.

“Ata strehoheshin në kampin “Liberty” në Irak, ku masakroheshin dhe sulmoheshin çdo dy apo tre javë nga shërbimet iraniane dhe fëmijët dhe gratë vriteshin, kështu që pranuam t’i strehonim ne Shqipëri sepse ne gjithmonë jemi treguar të gatshëm për te mirëpritur njerëz që janë në rrezik, këtë gjë e kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë popullsi çifute pas luftës se përpara saj, i vetmi vend ku asnjë çifut nuk u dorëzua tek nazistët qoftë dhe nga një familje shqiptare,” – tha kryeministri i cili kujtoi se strehimin më pas të gjysmë milion qytetarëve nga Kosova dhe më pas të qytetarëve afganë.

“Me një fjalë e kemi në ADN dhe nuk pendohemi për ç’ka kemi bërë, dhe do ta bënim sërish po të na jepej mundësia  sepse dhe ne kemi pasur nevojë një herë për mikpritje nga të tjerët,” – shtoi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026