Pse ka ende qese plastike në treg? Përgjigjet Mirela Kumbaro

10 Tetor 2022 | 15:19

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, u shpreh se nga 1 qershori i këtij viti është ndaluar përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshme dhe jo i atyre shumë përdorimshe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kumbaro theksoi se për përdorimin e qeseve plastike në vend po kryhen tre kontrolle.

Ajo shtoi ndër të tjera se kanë informacione se në tregje të hapura përdoren qese plastike dhe për këtë kanë marrë një aksion për t’i ndaluar.

“Nga data 1 qershor janë ndaluar për përdorim qeset plastike njëpërdorimëshe, jo qeset plastike shumë përdorimëshe.

Kontrollet janë në tre nivele, kontrollet  në doganë për të ndaluar importimin e këtyre qeseve 1 një përdorimshe, dhe nga 1 qershori nuk na rezulton asnjë hyrje të këtyre qeseve. Janë kontrollet që bëhet në pikat e prodhimit të qeseve dhe ku janë gjetur qese janë sekuestruar. Po ashtu ka pasur dhe kontrolle në pikat e shitjeve.

Nuk është diçka që ndalet me thikë vetëm me një vendim. Por kemi informacione se në tregje të hapura, atje ku shesin produkte individë, të cilët nuk janë të regjistruar me nipte. Qeset që janë në supermarket, janë shumë përdorimshme”- theksoi Kumbaro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026