“Pse mashtroni?” Karabina – Merkocit: Bëtë vetëm 9 shkolla me PPP
Mirela Karabina, drejtoreshë e komunikimit për fushatën e kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës tha për Euronews Albania se Bashkia e Tiranës ka marrë fonde për të përmirësuar shkollat e kryeqytetit, por nuk e ka bërë.
Madje ajo tha se janë shembur disa shkolla pa vendim prishje. Kjo gjë shkaktoi reagim te kandidati i këshillit bashkiak për Partin Socialiste, Aldo Merkoci, i cili e kundërshtoi se në qytetin e Tiranës janë ndërtuar 40 shkolla.
Pjesë nga debati
Mirela Karabina: Janë hedhur gjithë ato lekë në shkolla dhe nuk është ndryshuar asgjë.
Aldo Merkoci: Po t’i s’ia ke idenë fare.
Mirela Karabina: Me kë po flet? Janë 9 shkolla të cilat janë ndërtuar me PPP. Gjatë gjithë këtyre viteve, mendësia për të ndërtuar një shkollë siç e duam ne sot në 2023 nuk ka ndryshuar. Nuk janë shtuar hapësira në shkolla, ata shkojnë njësoj siç kemi shkuar ne. Është një nga pikat e koncesionit 60 milionë euro, ku thuhej se do kishte mensa dhe hapësira ku fëmijët do argëtohen. Shkollat nuk kanë as hapësirë, as ajër. Ju keni prishur shkollat e Tiranës, pa vendim prishje.
Aldo Merkoci: Në qytetin e Tiranës, jo në qytetin e Mirelës, ne kemi marrë përsipër dhe kemi ndërtuar 40 shkolla dhe kemi rindërtuar 35 të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë