Pse nuk jepen leje për bastet? Debati i fortë: Nuk avancon licencimi

12 Shkurt 2026 | 19:30

I ftuar në Euronews Albania me Ilir Kazaferin, ish-presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, foli mbi bastet sportive online, ku sipas tij vazhdon të lulëzojë tregu informal. Ai theksoi gjithashtu se për lojërat e fatit duhet të flitet hapur dhe jo me doreza.

Sipas tij, lojërat e fatit u mbyllën në mënyrë më mizore, kundër çdo norme dhe ligji, duke shtuar se u mbyllën për të përfituar një ose dy veta. Sakaq, Bezhani cilësoi se paratë shkojnë tek dy biznese private, dhe se sipas tij shumë njerëz e dinë se ku.

“Po të gjëmojmë ku shkon leku, kush e menaxhon sallat që janë dyfishi i këtyre lekëve, paratë shkojnë tek dy privatë që dihet kush janë. Nuk është e vështirë, u morën dhe u arrestuan dhe gjoja u bë një fushatë, por u sfumuan fare.

Kjo kërkon një dorë shteti që ta kontrollojë nga fillimi në fund, jo me prapaskena. Ato lekë nuk merren pa firmë, dhe ne kemi lutur ministrinë që t’i marrin, por nuk na i kanë dhënë. Nuk janë pak lekë në atë kohë. Normalisht, kurrë nuk i kanë marrë për sportin, dhe kjo është arsyeja që më shtyn më shumë të them se sporti nuk do t’i marrë, sepse këtë fushatë e filloi sporti.

Sot lekët janë fshehur dhe asnjë nuk del të thotë ku është ligji dhe të rithotë kush është kryetari i komisionit që jep licencat, a ka ndonjë konflikt interesi ky njeri apo jo. A ka shqiptar që merr me katër milionë euro dhe të ketë leverdi, të sigurohet që sot paguan 4 milionë euro dhe nesër i vjen policia. Nuk ka siguri. Sot do t’ia japin jashtë, domethënë firmave të jashtme, por disa dëm i bëhet Shqipërisë. Do marrin treçerekun e lekëve, por ku do shkojnë këto lekë, gjithë këto miliona që flasim? Vonesa e akteve ligjore është në interes të dy vetave, dhe kjo dihet”, u shpreh Bezhani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026