Pse po vonon pranvera? Meteorologu tregon si do të jetë moti në prill

28 Mars 2026 | 10:15

I ftuar në një lidhje live me Alba Xhanin në Euronews nga MeteoAlb, meteorologu Hakil Osmani foli për të ftohtin që ka përfshirë vendin dhe ecurinë e temperaturave në ditët në vijim. Ai shpjegoi se ulja e temperaturave ndodh shpesh në periudhën që lidhet me legjendën e “plakave” ku rikthen masa ajrore të ftohta gjatë pranverës, duke sjellë reshje dëbore kryesisht në zonat malore. Sipas tij fundjava do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave.

Osmani theksoi se gjatë ditëve në vijim pritet dominim i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, me reshje të pakta dhe kryesisht shi ndërsa theksoi se temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, me minimale deri në -3°C në zonat malore, por do të rikuperohen duke arritur deri në 19–20°C në orët e mesditës.

“Në fakt, fenomeni i ‘plakave’ është një dukuri që shfaqet shpesh në territorin shqiptar gjatë pranverës, duke sjellë herë pas here masa ajrore të ftohta, të cilat ndikojnë në uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të dëborës, kryesisht në zonat lindore. Siç ndodhi edhe në ditët e fundit, një pjesë e mirë e territorit, sidomos gjysma lindore, u përfshi nga reshjet e dëborës dhe temperaturat pësuan rënie të ndjeshme. Për fat të mirë, ky ka qenë një episod i shkurtër dhe kushtet e motit kanë nisur të përmirësohen. Gjatë ditës së sotme dhe në vijim do të kemi kthjellime dhe kalime vranësirash, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe kryesisht në formën e shiut. Temperaturat kanë shënuar rënie, me minimale deri në -3°C në zonat malore, por në orët e mesditës pritet rritje duke arritur pranë 19°C, madje deri në 20°C gjatë fundjavës. Edhe era, e cila në ditët e mëparshme ka qenë problematike, duke arritur shpejtësi deri në 75 km/h dhe duke krijuar vështirësi në trafikun detar, pritet të dobësohet ndjeshëm gjatë fundjavës, duke mos i kaluar 40 km/h në intervale të shkurtra kohore”, tha Osmani.

Sa i përket fillimit të muajit prill, meteorologu parashikon një mot të paqëndrueshëm në 10 ditët e para, me alternim mes ditëve me diell dhe atyre me reshje shiu. Ai paralajmëron se në zonat verilindore dhe juglindore mund të rikthehen herë pas here reshjet e dëborës për shkak të temperaturave të ulëta, duke bërë që kjo periudhë të ngjasojë më shumë me fundin e dimrit sesa me pranverën.

“Sa i përket fillimit të muajit prill, 10-ditëshi i parë parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me alternim të ditëve me diell dhe atyre me reshje. Do të kemi periudha me reshje shiu që mund të zgjasin 24 deri në 36 orë, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindore pritet herë pas here rikthim i reshjeve të dëborës për shkak të temperaturave të ulëta. Temperaturat gjatë kësaj periudhe do të jenë relativisht pranë vlerave normale, por mëngjeset do të mbeten të ftohta, me minimale që në zonat malore zbresin deri në -2°C, ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 6 deri në 12°C. Në orët e mesditës, temperaturat do të arrijnë rreth 17–19°C, duke bërë që kjo periudhë të ngjasojë më shumë me fundin e dimrit sesa me një pranverë tipike. Në përgjithësi, pranvera këtë vit duket se po vonon, pasi moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe dëbore në disa zona, si dhe me temperatura që në mëngjes mbeten të ulëta. Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme pritet që era të fuqizohet herë pas here, duke u bërë një faktor problematik, veçanërisht në rajonin juglindor dhe në të gjithë territorin shqiptar”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026