Pse Rama po sulmon Prokurorinë e Tiranës? Spahiu jep 3 arsye
Analisti Kreshnik Spahiu renditi në Euronews Albania, 3 arsyet pse kryeministri Edi Rama sulmoi së fundmi Prokurorinë e Tiranës.
Sipas Spahiut, Rama justifikohet para bashkëpunëtorëve të tij dhe miqve se nuk ka ndonjë influencë në sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë sipas Spahiut me këto deklarata ai justifikohet edhe para qytetarëve shqiptarë për dështimet e drejtësisë dhe i tregon ndërkombëtarëve se nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.
“Rama ka një qëllim të trefishtë në akuzat që i drejton Prokurorisë. Me një gur ai vret 3 zogj. Së pari justifikohet para bashkëpunëtorëve të tij dhe miqve se nuk ka ndonjë influencë në sistemin e drejtësisë. Duke u justifikuar për arrestimet dhe për burgosjen e Saimir Tahirit dhe Lefter Kokës. Së dyti, Edi Rama synon të krijojë një alibi tek faktori ndërkombëtar, për të thënë se nuk ka asnjë influencë tek sistemi i drejtësisë. Së treti Edi Rama e bën këtë për arritur tek opinioni publik dhe për të ndarë përgjegjësinë për të mos marrë një faturë për dështimet e drejtësisë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit