Pse Rusia ndërmerr në këtë moment stërvitjet bërthamore
Rusia planifikon të mbajë një seri stërvitjesh që simulojnë përdorimin e armëve bërthamore taktike, ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes të hënën, pak ditë pasi Kremlini reagoi i zemëruar ndaj deklaratave të zyrtarëve perëndimorë lidhur me luftën në Ukrainë.
“Stërvitjet janë një përgjigje ndaj deklaratave provokuese dhe kërcënimeve të disa zyrtarëve perëndimorë ndaj Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Kjo është hera e parë që Rusia njofton publikisht mbajtjen e stërvitjeve me armë bërthamore taktike, edhe pse trupat e saj i mbajnë rregullisht stërvitje të tilla.
Armët bërthamore taktike kanë një rendimet më të ulët krahasuar me kokat që armatosin raketat balistike ndërkontinentale, që mund të zhdukin qytete të tëra.
Njoftimi ishte një paralajmërim ndaj aleatëve perëndimorë të Ukrainës për përfshirje të mëtejshme në konfliktin që ka hyrë tashmë në vitin e tretë.
Disa nga këta partnerë kanë shprehur më herët shqetësimin se këto lëvizje mund të nxisin luftën, e cila mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës dhe të kthehet në një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë.
Ishin presidenti francez Emmanuel Macron që javën e kaluar përsëriti se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë; si dhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron që tha se forcat e Kievit do të mund të përdorin raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat brenda Rusisë.
Kremlini i cilësoi këto komente si “të rrezikshme”, që përshkallëzojnë më tej tensionet mes Rusisë dhe NATO-s. Lufta ka deformuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 14:01 Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
- 13:52 Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 13:48 Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda
- 13:45 9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona
- 13:29 Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)