Pse shqiptarët po lindin më pak, aktivistja: Përgjegjës janë edhe burrat

29 Gusht 2022 | 15:36

INSTAT raporton se numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm.

Ky fenomen po ndodh për shkaqe të shumta si faktori ekonomik, lëvizjet demografike, planifikimi familjar, ndërgjegjësimi i gruas dhe fokusimi në karrierë përpara familjes.

Për aktivisten Zhaklin Lekatari përgjegjës për numrin e ulët të lindjeve janë edhe burrat.

Në një intervistë për Euronews Albania, aktivistja tha se është e padrejtë që të gjitha përgjegjësitë t’u lihen grave në një kohë që nuk u sigurohen kushtet e nevojshme për të qenë nëna të mira por edhe gra në karrierë.

“Nuk më pëlqen qasja në dy ndasi dhe gratë duhet të zgjedhin. Pse nuk analizojmë çfarë mund të bëjmë për gruan, që s’ka shërbime të mjaftueshme speciale dhe ekonomike. Pse vazhdojmë të presim vetëm nga gratë. A janë burrat përgjegjës për numrin e ulët të lindjeve? Ata duhet të japin kontributin e tyre edhe pas lindjes së fëmijës, edhe gjatë rritjes së tyre. Nuk kemi pse u heqim copëza lirie grace, por duhet t’u jepen më shumë shërbime”,  tha Lektari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026