“Pse ti me 2 pushkë e çlirove Kosovën?”, debat mes Çollakut dhe Goxhajt…

11 Maj 2026 | 22:01

Këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Kreshnik Çollaku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, debatuan në emisionin “Now” në Euronews Albania lidhur me situatën politike në Kosovë pas përçarjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Sipas Çollakut, prania e SHBA-së në Kosovë nuk është thjesht diplomatike, por ekzistenciale, ndërsa për Goxhajn lidhja e SHBA me figurën e Vjosa Osmanit është e gabuar.

Çollaku: Pa flamurin e SHBA-së, Kosova nuk e bën gjumin e qetë, se ka në kufi një fqinj agresor. Me SHBA apo pa, nuk është çështje politike në Kosovë, por është çështje ekzistence.
Nuk mund të trajtohet me SHBA, pa SHBA në Kosovë.

Goxhaj: Nuk ka lidhje Vjosa Osmani me SHBA-në.

Çollaku: Nuk kam ardhur të zihem me ty fare, ti je enverist në filozofi, se e çlirove ti me 2 pushkë Kosovën.

Goxhaj: Nuk varen marrëdhëniet me SHBA-në as nga Kurti, as nga Osmani. SHBA-ja ka qenë në Kosovë para tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026