Pse Trump po përdor kërcënimet me vendosjen e tarifave, çfarë synon të arrijë
Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland, ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe partnerët e saj evropianë se kërcënimet me tarifa mund të përdoren si një mjet negociues gjatë presidencës së Donald Trump. Sipas tij, Trump ka treguar se mund të përdorë këtë taktikë për të detyruar partnerët ndërkombëtarë të bëjnë koncesione, siç ndodhi në rastin e Kinës.
Ish-ambasadori theksoi se kërcënimi i Trump se tarifa të ngjashme mund të godasin Bashkimin Evropian “shumë shpejt”, do të përdoret si mjet që BE të pranojë kushtet e Trump.
Sondland, i cili ka shërbyer gjatë administratës Trump, tha për “Neësnight” se SHBA ka pasur një “listë kërkesash” për partnerët evropianë për vite me radhë, dhe se çdo herë ka marrë një përgjigje të ngjashme: “Ne do të mendojmë për këtë”.
Ish-ambasadori theksoi se Trump ka qenë “mjaft i duruar” në këtë proces dhe se tarifat tani mund të përdoren për të “tërhequr vëmendjen” dhe për të detyruar një zgjidhje më të shpejtë të problemeve.
Sipas tij tarifat mund të qëndrojnë në fuqi deri sa të sjellin një ndikim ekonomik, duke i detyruar palët e përfshira të ulen dhe të zgjidhin problemet.
Në përgjigje të kërcënimit të tarifave, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian dëshiron një dialog konstruktiv me SHBA-në, por është i gatshëm të përgjigjet me vendosmëri nëse ndodhin masa të padrejta ndaj BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë