Pse u helmuan 56 persona në Bulqizë? Eksperti: Ja si dallohet uji me fekale
Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani, në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës ka folur mbi ngjarjen në Bulqizë, ku rreth 56 persona u paraqitën në spital me simptoma helmimi.
Sinani tha se shkak për këtë helmim, i cili sipas tij nuk është i plotë, mund të jetë bërë bashkimi i ujërave të zeza me ujin e pijshëm.
Sipas tij, nëse uji i pijshëm ka përmbajtje edhe të ujërave të zeza, jep djarre, që është sipas tij faza e parë e helmimit.
Ai shtoi se uji i pijshëm dallohet nga ngjyra dhe era nëse ka përmbajtje fekalesh brenda.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht kur bashkohen ujërat e zeza me ujin e pijshëm, këto krijojnë protozearët që japin djare. Duke dhënë djare është jo helmimi i plotë. Pra është faza e parë që mund të kenë djare dhe marrje mendsh.
Nga kjo ndodh zakonisht, kur bërzihen ujërat e zeza me të bardhat. Ujërat e zeza janë zbutur, pasi kanë kaluar një pjesë. Pastaj vijnë bakteret, myket dhe viruset. Kjo kërkon një kujdes së jashtëzakonshëm. Pra gjysmë helmim. Dallohet menjëherë përzierja e ujit, pasi fillimisht ndërron ngjyrë uji. Derisa ndërron ngjyrë, specialistët duhet ta ndalojnë menjëherë.
Pra kjo është faza e parë që krijohen protozoarët që japin djare. Kjo mjekohet menjëherë. Nëse nuk janë nga ujërat e zeza, atëherë është nga burimet që merret. Nga puset. Nëse merret ujë nga puset, duhen bërë analizat, që peashi i tyre, aciditeti, të mos jetë i ulët nën 6 dhe jo mbi 8”, tha Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit