Pse u shkarkua Ahmetaj? Kreshnik Spahiu trazon rrjetin: Bashkëpunoi me…

9 Janar 2023 | 22:27

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se kërkesa e Ramës për të vënë në pranga ndonjë ministër është më e fortë se e Metës dhe Berishës.

Spahiu u shpreh se një nga ministrat Rama e ka shkarkuar se pretendohet se ka bashkëpunuar me opozitën për dosjen e inceneratorëve.

Teksa moderatorja Erla Mëhilli e pyeti nëse bëhet fjalë për Arben Ahmetaj, Spahiu u përgjigj se nuk i takon të përmendë emra, derisa emrin e ministrit në fjalë s’e përmend kurrë as Berisha dhe as Meta.

“Unë s’e kam dëgjuar kurrë Ilir Metën që t’i përmendë emrin. Është pozicionuar kryeministri në një deklaratë politike për vjedhjen e një pastrueseje. Vetëm kryeministri na ka detyruar që ta analizojmë deklaratën e tij. Ose kjo pastruese ka vjedhur 1 mln euro në shtëpinë e ish-zyrtares dhe deklarohen 120 mijë, ose ka njerëz që nuk guxojnë të denoncojë vjedhjen e parave të tyre. Çështja mund të jetë rastësore por që ka zënë në rrjetë zyrtarë të caktuar”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale

Gazetari Osman Stafa i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me protestën e sotme...
21:19 | 27/07/2026