Pse u tentua grusht shteti në Gjermani? Pedagogu jep arsyen
Njëzet e pesë persona janë arrestuar në të gjithë Gjermaninë, të dyshuar për komplot për të rrëzuar qeverinë.
Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Dritan Hoti tha në një intervistë për Euronews Albania se një grup radikal politik refuzon të pranojë autoritetin juridik e konstitucional, të paguajë taksa e për këtë arsye shqyrtuan mundësinë e përmbysjes së shpejtë të qeverisë gjermane.
Organizata që ka bërë komplotin ekziston që prej viteve 80’ në Gjermani, siç tregoi dhe pedagogu. Hoti tha se ka rreth 15 mijë anëtarë.
Raportet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.
Një gjerman i referuar si një princ i quajtur Heinrich XIII, 71, dyshohet se ka qenë qendror në planet e tyre. Në mesin e të arrestuarve në 11 shtete gjermane, sipas prokurorëve federalë, ishin dy drejtues të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë