Pse u zemëruan ‘Tifozët Kuqezi’? Ardit Saliaj tregon arsyet
Ardit Saliaj përfaqësues i ‘Tifozëve Kuqezi’ tha se ndeshjet e fundit të Kombëtares kanë qenë shumë zhgënjyese, me mungesë të theksuar shpirti dhe grinte.
Në emisionin Now në Euronews Albania, ai u shpreh se ‘Tifozët Kuqezi’ asnjëherë nuk kanë bërë presion për rezultat, por kanë kërkuar grintën që sipas tij Kombëtarja nuk e ka më.
“Ata duhet të shpalosin emocionet e një kombi të tërë. Ne nuk duam rezultatet, por duam grintën. Ata nuk e ndiejnë peshën e fanellës që mbajnë. Ka shumë palaço lojtarë që nuk e kalojnë as mesin e fushës të vijnë të na përshëndesin, ka të tjerë që i quajnë tifozët të rëndomtë. Ndërkohë që tifozi është lojtari i 12-të”, tha tifozi.
Grumbulli i lojtarëve në fund të ndeshjes dhe përpjekja e portierit Berisha për të kërkuar ndjesë në fund të ndeshjes u mor si provokim nga tifozët, tha Saliaj, duke shtuar se ai nuk ishte momenti i duhur për atë veprim.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit