Publikimi i fotografive nga morgu, kreu i Mjekësisë Ligjore: Është inskenim

20 Nëntor 2020 | 21:25

Bledar Xhemali, kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore në një reagim për mediat lidhur me publikimin e disa fotografive nga Morgu i Tiranës, ku kufomat ishin vendosur në dysheme, i ka cilësuar pamjet si të “inskenuara”. Z. Xhemali pranon se fotografitë i përkasin morgut dhe gjithashtu ai pranon se në disa raste ka ndodhur që kufomat janë vendosur në dysheme për shkak të ezaurimit të kapaciteteve frigoriferike.

“Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët”, shprehet kreu i Mjekësisë Ligjore.

Publikimi i fotografive ku trupat e viktimave të COVID-19 shfaqet shtrirë kuturu në ambientet e Morgut të Tiranës shkaktoi indijatë tek personat që kanë humbur familjarët dhe të afërmit e tyre dhe zemërim të publikut, gjë e cila nxiti reagime të shumta në internet.

Z. Xhemali duke dënuar publikimin e pamjeve në rrjetet sociale por dhe media, thotë se, një sjellje e tillë është e “dhimbshme deri në neveri“ nga  ana e autorit që ka realizuar fotografitë që sipas tij është bërë për “një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit”. Kreu i Mjekësisë Ligjore në fund thotë se, janë njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026