Publikimi i të dhënave për sulmin e Izraelit ndaj Iranit, FBI arreston një person
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për zbulimin e të dhënave shumë të klasifikuar të SHBA-së në lidhje me planet e Izraelit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit, raportuan mediat amerikane të mërkurën.
Aktakuza ndaj Asif W. Rahmanit u ngrit në fillim të këtij muaji për transmetimin e qëllimshëm të të dhënave të mbrojtjes kombëtare.
Ai u arrestua më 12 nëntor në Kamboxhia nga FBI-ja dhe pritet të paraqitet para gjykatës në Guam.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se ai ishte i punësuar nga Qeveria e SHBA-së.
Sipas një personi të njohur me punësimin e tij, ai ishte i punësuar nga CIA.
Ky punësim i dha atij leje sigurie të nivelit të lartë dhe i mundësoi qasje në të dhëna të ndjeshme.
Gazeta New York Times, që e raportoi e para për këtë, tha se Rahman u akuzua për një shkelje që lidhej me publikimin e të dhënave të inteligjencës amerikane në Telegram në mes të tetorit.
Dokumentet e publikuara nga ai përfshinin planet e Izraelit për lëvizjen e municioneve dhe ushtrimet e Forcës Ajrore Izraelite që përfshinin raketa tokë-ajër.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta