Publikimi i të dhënave, SPAK merr në pyetje gazetarët Bushati dhe Shkullaku

16 Prill 2021 | 15:03

Publikimi në media i të dhënave personale të zgjedhësve të qarkut të Tiranës ka shkaktuar debat dhe akuza të ndërsjella mes qeverisë dhe Partisë Demokratike.

PD-ja ka hedhur akuza ndaj selisë rozë se ka marrë të dhënat nga portalit qeveritar e-Albania dhe i ka përdorur për qëllime zgjedhore.

Gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët janë administratorë të medias ku u publikuan të dhënat janë marrë në pyetje nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Z. Bushati tha se prokurorët ishin të interesuar të dinin burimin e informacionit.

“Prokuroret ishin të interesuar se kush ishte burimi i nxjerrjes së informacionit. SPAK kërkoi të dorëzojmë sistemin e listave, por nuk pranuam”, shtoi ai.

Menjëherë pas publikimit të të dhënave, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se do ta regjistrojë çështjen dhe shumë shpejt do të ketë detaje konkrete.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit pak ditë më parë iu përgjigj interesit të Euronews Albania, ku theksoi se të dhënat nuk janë përdorur për qëllime elektorale.

“Sulmet e Partisë Demokratike ndaj platformës E-Albania, e cila siguron shërbimet publike online për qytetarët janë të pabaza. Ne e kuptojmë se PD është në fushatë por kjo nuk justifikon sulmin politik ndaj një institucioni që është kryekëput në shërbim të qytetarëve. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garanton qytetarët shqiptarë se në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH-i as nuk janë përdorur, po as nuk mund të përdoren teknikisht nga partitë politike ose vetë qeveria për qëllime politike apo elektorale”, thekson AKSHI.

Lexoni gjithashtu:

Përdorimi i të dhënave, PD përgatit padi në SPAK ndaj E-Albania, AKSHI: Akuza të pabaza

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026