Publikohen foto dhe dëshmi për fenomene të pashpjeguara në misionet Apollo

8 Maj 2026 | 20:28

Astronautët e misioneve Apollo 12 dhe Apollo 17 kanë raportuar pranë NASA se kanë vëzhguar fenomene të pazakonta gjatë misioneve të tyre në Hënë, sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga administrata e Donald Trump.

Fotot dhe dëshmitë e astronautëve janë pjesë e dosjeve të deklasifikuara mbi të ashtuquajturat “Fenomene Anomale të Paidentifikuara” (UAP), të njohura më parë si UFO.

Sipas dokumenteve të NASA-s, astronautët e Apollo 17 raportuan tre raste të ndryshme vëzhgimesh të fenomeneve të pazakonta gjatë misionit të vitit 1972.

Piloti Ronald Evans deklaroi se kishte parë “grimca ose fragmente shumë të ndritshme” që lundronin dhe rrotulloheshin pranë anijes kozmike gjatë manovrimeve në hapësirë.

Edhe astronauti Jack Schmitt përshkroi të njëjtin fenomen, duke e krahasuar me fishekzjarrët e 4 Korrikut në SHBA.

Një prej astronautëve fotografoi tre pika drite në qiell, të cilat u përshkruan si “fragmente trekëndëshe të ndritshme”, që tërhoqën vëmendjen e ekuipazhit.

Ndërkohë, komandanti Eugene Cernan raportoi se kishte parë “grumbuj shtigjesh të ndritshme” dhe një dritë shumë intensive gjatë kohës që ndodhej në anije.

Sipas tij, fenomenet dukeshin si objekte fizike në hapësirë dhe jo thjesht efekte optike.

Edhe gjatë misionit Apollo 12, astronautët raportuan dy raste të ngjashme. Piloti Alan Bean deklaroi se kishte vëzhguar përmes teleskopit grimca dhe shkëndija drite që lëviznin në hapësirë dhe që sipas tij “largoheshin nga Hëna”.

Dokumentet u publikuan në një faqe zyrtare të Departamentit Amerikan të Luftës, ku përfshihen dhjetëra fotografi dhe raporte mbi raste të pazgjidhura të UAP-ve.

Sipas autoriteteve amerikane, materialet lidhen me fenomene që ende nuk kanë marrë një shpjegim përfundimtar, ndërsa theksohet se një objekt i paidentifikuar nuk do të thotë domosdoshmërisht prani e jetës jashtëtokësore.

Administrata Trump ka deklaruar se publikimi i dokumenteve synon rritjen e transparencës për publikun amerikan, ndërsa është paralajmëruar se dosje të tjera mbi UAP-të do të publikohen në javët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026