Publikohen pamjet, momenti kur agjentët federalë të imigracionit qëllojnë për vdekje një grua në Minneapolis

7 Janar 2026 | 21:25

Janë publikuar pamjet e incidentit ku agjentët federalë të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlluan për vdekje një grua 37-vjeçare në Minneapolis. Sipas pamjeve, patrulla e agjentëve mbërriti në vendngjarje ndërsa një nga agjentët tenton ti hapë derën e makinës për ta nxjerrë jashtë. Në këtë moment, gruaja, e cila ndodhet në timon, nuk pranon të hapë derën dhe i jep makinës para, ndërsa agjenti tjetër, që ndodhej përpara mjetit, del në anësore dhe e qëllon me disa të shtëna, duke e lënë të vdekur.

Incidenti u filmua nga një dëshmitare në zonë, e cila bëriti: “Turp, turp, jo, jo, çfarë dreqin bëni, kriminelë të mallkuar!”. Pamjet tregojnë SUV-në ngjyrë gështenjë të përplasur pranë një automjeti të bardhë, ndërsa dhjetëra banorë dhe kalimtarë u mblodhën pranë vendit të ngjarjes, i rrethuar me shirit policor.

Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi “të majtën radikale” për ngjarjet e së mërkurës. “Sapo kam parë pamjet e ngjarjes që ndodhi në Minneapolis, Minesota. Është një gjë e tmerrshme për t’u parë. Gruaja që bërtiste ishte, dukshëm, një agjitatore profesioniste, ndërsa gruaja që drejtonte makinën ishte shumë e çrregullt, duke penguar dhe duke rezistuar, e më pas, në mënyrë të dhunshme, të qëllimshme dhe mizore, e shtypi me makinë oficerin e ICE-s, i cili duket se e ka qëlluar atë në vetëmbrojtje”, shkroi presidenti në Truth Social.

“Situata po studiohet në tërësi, por arsyeja pse po ndodhin këto incidente është sepse e Majta Radikale po kërcënon, sulmon dhe shënjestron oficerët tanë të zbatimit të ligjit dhe agjentët e ICE-së çdo ditë”, shtoi ai.

Presidenti shkroi në postimin e tij në Truth Social se oficeri i përfshirë tani po shërohet në spital dhe është “e vështirë të besohet se është gjallë”.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, zyrtari federal qëlloi në mënyrë mbrojtëse, pasi gruaja dyshohet se përdori automjetin për të përplasur oficerët dhe për t’i kërcënuar ata.

Kryebashkiaku Jacob Frey komentoi incidentin, duke theksuar reagimin e komunitetit:
“E kuptoj zemërimin. Le të bashkohemi rreth shpresës, dashurisë, paqes dhe arritjes së drejtësisë.”

Ai gjithashtu kritikoi praninë e forcave federale në qytet, duke theksuar se veprimet e tyre nuk kanë synim krijimin e sigurisë.

KUJDES: Pamje me përmbajtje shqetësuese!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026