Publikohen parashtrimet për shkarkimin e Veliajt në Kushtetuese

16 Tetor 2025 | 16:00

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese parashtrimet për çështjen e shkarkimin e të Erion Veliajt.

Sipas gazetares së Euronews Albania Enkelejda Mema që ka siguruar parashtrimet e Këshillit të Ministrave, vendimi për shkarkim u mor pas miratimit të një propozimi nga Këshilli Bashkiak Tiranë për largimin e Veliajt nga detyra.

Ky propozim është verifikuar dhe konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë i cili më pas e ka përcjellë në Këshillin e Ministrave siç parashikohet në nenin 61 pika 3 të ligjit nr 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” që përcakton se në rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit.

Në bazë të këtij zinxhiri procedurial dhe mbështetur gjithashtu në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit nr 139/2015 qeveria ka miratuar vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut

Në arsyetimin e saj qeveria thekson se ka vepruar në përputhje të plotë me kuadrin kushtetues dhe ligjor që rregullon funksionimin dhe përfundimin e mandateve të të zgjedhurve vendorë.

Ndërkohë Erion Veliaj ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën. Ai kërkon gjithashtu shfuqizimin e dekretit të Presidentit që cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë Tiranë dhe pezullimin e efekteve të këtij dekreti deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e tij Veliaj i referohet nenit 115 pika 2 dhe 3 të Kushtetutës sipas të cilit kur kryetari i bashkisë e ankon vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese efektet juridike të këtij vendimi pezullohen automatikisht deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e çështjes dhe ka kërkuar zyrtarisht dokumentacionin përkatës nga institucionet për të vijuar me procedurën kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr...
08:28 | 28/07/2026