Publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve, më 25 prill thirren për të votuar mbi 3.5 milionë shqiptarë
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet e 25 prillit.
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra.
Gazetari Ardit Hoxha raportoi se emigrantët mund të marrin pjesë në zgjedhje vetëm duke ardhur fizikisht në Shqipëri.
Zoti Hoxha tha më tej se duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 dhe ka një rritje prej afro 100 mijë votues.
Ndërkohë 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe 1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit.
Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.
Ministrja e Brendshme thekson se çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.
“DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”, thuhet në njoftim.
Sakaq, ministria e Brendshme bën thirrje që çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 25 prill, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh