Publikohet orari, kur Hamasi dhe Izraeli do të nisin armëpushimin

22 Nëntor 2023 | 14:36

Media shtetërore e Egjiptit, televizioni Qahera, tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të nisë në orën 10:00, sipas kohës lokale, të enjten më 23 nëntor.

Egjipti ka ndihmuar në ndërmjetësimin e armëpushimit katërditor, që do të lehtësojë lirimin e dhjetëra pengjeve që Hamasi kapi gjatë sulmeve të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Sipas marrëveshjes, do të lirohen edhe dhjetëra të burgosur palestinezë në Izrael, si dhe do të lejohet që në Gazë të hyjë më shumë ndihmë humanitare.

Edhe mediat në Izrael kanë raportuar se armëpushimi do të nisë në orën 10:00 të së enjtes.

Armëpushimi ka rritur shpresën për përfundimin e luftës, që u nxit nga sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Tani në javën e shtatë, konflikti ka bërë që pjesë të mëdha të Rripit të Gazës të rrafshohen nga sulmet e pareshtura izraelite dhe dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor është rritur, duke rritur frikën se lufta mund të mbërthejë mbarë Lindjen e Mesme.

Marrëveshja për armëpushim u njoftua nga Katari, shtet që ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin me Hamasin. Pesëdhjetë pengje do të lirohen në disa faza, në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur.

Të dyja palët do të lirojnë fillimisht gratë dhe fëmijët dhe do të lejojnë që të rriten dërgesat me ndihmë humanitare në Gazë, shkruan rel.

Hamasi ka rrëmbyer afër 240 persona gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe ka vrarë afër 1.200 persona në jug të Izraelit.

Ndërkaq, si pasojë e luftës në Rripin e Gazë – të banuar me 2.3 milionë palestinezë – janë vrarë mbi 13.000 palestinezë, 40 për qind e të cilëve janë fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se Roma është gati të ofrojë mbështetje diplomatike për marrëveshjen e sapo nënshkruar Izrael-Liban dhe mund të...
16:07 | 27/06/2026

Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe

Një australian është arrestuar në Tajlandë në lidhje me vdekjen e një vajze 17-vjeçare e cila u gjet në një valixhe. I dyshuari, i cili...
15:58 | 27/06/2026

Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë

178 persona janë arrestuar në Turqi me akuza për “terrorizëm” përpara Samitit të NATO-s , raportun të shtunën mediat vendase, duke cituar një njoftim për...
15:57 | 27/06/2026