Publikohet raporti: Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit ku vdiqën 260 persona

12 Korrik 2025 | 09:53

Një raport paraprak hetimor ka hedhur dritë mbi shkaqet e mundshme të rrëzimit tragjik të aeroplanit të Air India, që mori jetën e 260 personave më 12 qershor. Sipas Byrosë për Hetimin e Aksidenteve Ajrore të Indisë (AAIB), ndërprerësit e karburantit në motorët e Boeing 787-8 ndryshuan statusin nga “aktiv” (rrjedhës) në “të ndalur” vetëm disa sekonda para aksidentit fatal.

Në dokumentin 15-faqësh, hetuesit theksojnë se gjatë ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, ndërprerësit e karburantit të motorëve 1 dhe 2 u ndalën me një diferencë kohore prej vetëm 1 sekonde. Si pasojë, aeroplani humbi fuqinë dhe stabilitetin, duke bërë që pilotët të përballeshin me një situatë emergjente të menjëhershme.

Të dhënat e nxjerra nga kutia e zezë zbulojnë një komunikim dramatik mes dy pilotëve. “Pse e ke ndalur karburantin?”, dëgjohet të pyesë njëri, ndërsa kolegu i tij mohon se ka kryer një veprim të tillë. Pak sekonda më pas, ndërprerësit rikthehen në pozicionin “aktiv” dhe motorët marrin sërish fuqi, por ishte tepër vonë: njëri prej pilotëve kishte dhënë tashmë sinjalin për emergjencë.

Tragjedia ndodhi vetëm pak minuta pasi aeroplani ishte nisur nga qyteti perëndimor i Ahmedabadit me destinacion Londrën. Nga 261 personat në bord, 242 pasagjerë dhe 19 persona që ndodheshin në zonën ku u rrëzua avioni humbën jetën.

Mrekullisht, një pasagjer britanik arriti të mbijetojë. Ai u gjet mes rrënojave dhe u transportua në spital me plagë të shumta, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Kryeministri indian Narendra Modi e vizitoi personalisht të mbijetuarin më 13 qershor, duke e quajtur “simbol shprese në një tragjedi të përmasave të tilla”.

Raporti paraprak nuk përcakton ende përgjegjësinë për katastrofën dhe nuk jep një konkluzion final mbi shkakun e rrëzimit. Hetimet e plota pritet të zgjasin disa muaj, ndërsa autoritetet indiane të aviacionit kanë pezulluar përkohësisht të gjithë flotën e Boeing 787-8 të Air India për kontrolle shtesë sigurie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë natës në distriktin Kohat në Pakistanin veriperëndimor, pasi çatia e një shtëpie u shemb për shkak të shirave të rrëmbyeshëm,...
13:03 | 14/07/2026

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026