Publikohet video, Prigozhin ka patur takim me krerët e lartë të ushtrisë ruse

24 Qershor 2023 | 16:24

Një video e postuar këtë mëngjes në një kanal Telegram të lidhur me Grupin Wagner tregon udhëheqësin e mercenarëve, Yevgeny Prigozhin, duke u takuar me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov.

BBC shkruan se ka përdorur mjete biometrike të krahasimit të fytyrës për të konfirmuar, me një shkallë të lartë besimi, identitetin e Yevkurov.

I pranishëm në takimin me Prigozhin, sipas postimit në Telegram, ishte edhe Vladimir Stepanovich Alekseev, zëvendës shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë. Sidoqoftë, imazhi që thuhet se e tregonte atë ishte shumë i errët për të konfirmuar përdorimin e teknologjisë biometrike.

Takimi thuhet se është zhvilluar në selinë e distriktit ushtarak jugor të ushtrisë ruse në qytetin jugor të Rostov-on-Don.

Pamjet tregojnë se tre burrat takohen në një oborr, poshtë një peme, por imazhet satelitore nuk mund të përdoren për të konfirmuar vendndodhjen.

Megjithatë, fotot e bëra më parë në një ceremoni fetare në seli, dhe të postuara në një faqe interneti ushtarake ruse, konfirmojnë se takimi me të vërtetë u zhvillua në ndërtesë.

Video pretendohet se është bërë mëngjesin e të shtunës, por verifikimi i saj mbetet tepër i vështirë për t’u bërë në mënyrë të pavarur, shkruan BBC.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026