Publikoi videon ku bënte drift në rrethrrotullim, e ‘pëson keq’ 24-vjeçari në Fier

3 Janar 2023 | 14:28

Policia e Fierit ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili kreu manovra të rrezikshme, drift, në vendin e quajtur “Rotondo e stacionit të autobusave”, në qytetin e Patosit. I riu u identifikua dhe u ndalua pas publikimit të vdeos në rrjete sociale.

Në njoftimin e bërë publik policia bën me dije se e ndaloi të riun për shkak të thyerjes së Kodit Rrugor duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e tjjerë të rrugës.

Fier-Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në rotondo, identifikohet dhe ndëshkohet me masë administrative, drejtuesi i automjetit.

“Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Rotondo e stacionit të autobusave”, Patos, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Fier, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit R. B., 24 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026