Punimet rehabilituese, dalin oraret e reja të bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës

14 Tetor 2025 | 20:42

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vendosur ndryshime në planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës, për të mundësuar punimet rehabilituese në segmentin nga Vora deri te ura e Dajlanit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për shkak të trafikut të rënduar nga ndërhyrjet për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin Vorë–Ura e Dajlanit, është hartuar një plan i ri për lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë punimeve.

Duke filluar nga nata e 14 tetorit, nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit do të zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës në këto segmente:

Vorë – Maminas

Maminas – Sukth

Sukth – Fllakë

Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit

Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit

Kohëzgjatja e punimeve në çdo segment parashikohet të jetë 1-2 ditë, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës.

Gjatë bllokimit të qarkullimit, përdoruesit do të duhet të ndjekin rrugën alternative:
Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vazhdojnë ndërhyrjet në drejtimin tjetër, nga Ura e Dajlanit në Vorë, me të njëjtin plan dhe afat kohor.

ARRSH thekson se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit për përdoruesit e rrugës. Institucioni kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të përdorin rrugët alternative gjatë orareve të punimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026