“Punonte për familjen, stërvitej darkave”- Lot dhe trishtim për vdekjen e atletit

17 Mars 2023 | 10:59

Ndarja nga jeta e atletit 25-vjeçar shqiptar, Denis Gjura, ka shkaktuar trishtim në botën e sportit në Patra, për shkak të miqësive që i riu shqiptar kishte krijuar.

Trajneri i tij rrëfen lidhjen e ngushtë me shqiptarin, të cilën e cilëson si një djalë të mrekullueshëm, ku paradite punonte të ndihmonte familjen, ndërkohë që pasdite i përkushtohej stërvitjes.

“Ai ishte i mrekullueshëm, ai punonte në mëngjes për të ndihmuar familjen e tij, ashtu si vëllai i tij Aurel, dhe pastaj së bashku vinin në stërvitje,” tha trajneri i tij  Giorgos Kouvaras .

I përlotur, trajneri shtoi: “Ai ishte me ne, që kur ishte fëmijë i vogël. Çfarë mund të thuash? Nuk kam fjalë…”

Denis Giura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin panhelen. Bronzi në 10 mijë metra në kampionatin për të rinj dhe argjendi në 5 mijë metra. Në vitin 2016 ai kishte mundur të rrëmbente medalje ari në 10,000 metra dhe bronxi në 5,000 metra.

25-vjeçari ndërroi jetë në një aksident ditën e enjte në Patra, ku automjeti me të cilin lëvizte 25-vjeçari doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me trafikndarëset, duke rezultuar fatale për të riun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026