Pushues në Sarandë edhe në tetor, 70% e hoteleve të zëna deri në fund të vjeshtës
Në Sarandë sezoni turistik, nuk përfundoi me verën. Për muajit shtator dhe tetor prenontimet janë në masë të madhe, ndërsa ka ndryshuar tipologjia e pushuesve.
Çmimet e arsyeshme, temperaturat më të ulta dhe qetesia e shtatorit, kanë sjellë në Sarandë turist me moshë më të madhe.
“Arsyeja se përse ne erdhëm në Shqipëri është sepse është një vend shumë i bukur. Arsyeja se përse ne erdhëm në Sarandë në shtator, është sepse ne nuk duam të vijmë kur ka shumë njerez , në korrik e gusht. Jemi nga Austria!”, tha për kamerën e Euroneës Albania një pushues.
Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turisik në Sarandë Arben Çipa pohon se hoteleria vazhdon të jetë e prenontuar deri në fund të tetorit, ndërsa pushuesit e vjeshtës nuk preferojnë më apartamentet.
“Hoteleria dhe sidomos hotelet e vijës së parë dhe të dytë janë deri në kapacitetin 70 % të zëna, dhe kemi një rënie tek apartamentet të cilat janë në zonën e dytë , të tretë deri në zonën e kodrës si e quajmë ne. Kjo lidhet me faktin se tipologjia e klientelës është një tipologji ndryshe, dhe ata kanë filluar të largohen nga Saranda. Përsa i përket çmimeve mendoj se po vazhdojnë në të njëjtën situatë si në muajin gusht dhe trajtim si në muajin gusht përveç operatorëve turistik që janë më të pavarur”, tha Çipa.
Tregu italian do të vazhdoj të dominoj, risi është mosha e mesme e spanjollëve ndërsa edhe për këtë vjeshtë nuk do të mungojnë pushuesit skadinavë që mbeten besnik të Sarandës.
“Prevalon tregu italian, moshë e re, moshë e mesme dhe në shumë raste edhe mosha e tretë, kemi pak spanjollë, francezë dhe ajo çka pritet e cila është e planifikuar më parë nga prenotimet e operatorëve turistikë janë turistët skandinavë të cilët janë prezentë nga tani deri në mes të tetorit”, tha Çipa.
Deri në fund të vjeshtës, të tjerë pushues do të zbarkojnë në qytetin bregdetar përmes portit, nëpërmjet kroçierave dhe anijeve turistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026