Puthi pa dëshirën e saj futbollisten, dënohet ish-kreu i Federatës Spanjolle
Gjykata e Lartë e Spanjës ka shpallur fajtor për sulm seksual, ish-presidentin e Federatës së Futbollit, Luis Rubiales.
Rubiales u dënua për incidentin e ndodhur gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në Kupën e Botës 2023, ku puthi pa dëshirën e saj futbollisten spanjolle Jenni Hermoso.
Ai u dënua me një gjobë prej 10,800 eurosh dhe i është ndaluar kontakti me Hermoso për një vit.
Gjithashtu ish-shefi i federatës Spanjolle do të duhet të mbaj një distancë prej 200 metrash nga futbollistja.
Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuzën e detyrimit, e cila lidhej me përpjekjet e dyshuara për të bindur Hermoso që të deklaronte publikisht se puthja kishte qenë konsensuale.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas fitores ndaj Anglisë në finalen e Kupës së Botës në Sydney, Rubiales e kapi Hermoso nga koka dhe e puthi në buzë. Kjo ngjarje shkaktoi një valë protestash dhe kërkesash për dorëheqjen e tij.
Në gjyq, Rubiales mbrojti veprimet e tij duke e cilësuar puthjen si një “akt dashurie” dhe “diçka krejtësisht spontane”. Ndërkohë, Hermoso dëshmoi se nuk kishte dhënë pëlqimin e saj dhe se incidenti kishte “njollosur ditën më të bukur në karrierën e saj”.
Tre ish-zyrtarë të tjerë të Federatës Spanjolle të Futbollit, të akuzuar për bashkëpunim në përpjekjet për të detyruar Hermoso të ndryshonte versionin e saj të ngjarjes – trajneri Jorge Vilda, ish-kreu i marketingut Rubén Rivera dhe ish-drejtori sportiv Albert Luque – u shpallën të pafajshëm.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim me burg për Rubiales, por gjykata vendosi dënimin me gjobë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti